Celebrities Gossip Showbiz

E njohin si emër, por jo si fytyrë, ja kush është bashkëshorti i Olta Gixharit, Dori!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë bashkëshorti i Olta Gixharit ka pasur aq shumë vëmendje sikur të ishte një banor i “BBV2”. Ama të gjithë e njihnin vetëm si emër, por jo si fytyrë. Së fundmi për shkak se Dori është duke e shoqëruar Oltën kudo, fansat kanë kapur foto dhe video të tyre, ku shfaqet edhe porteti i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

E tashmë, pas kurorëzimit të tij si fitues i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli i është rikthyer këndimit. Luizi mbajti koncertin e parë dhe të shumëpritur nga fansat e tij pas finales së madhe. Në krah të tij performoi edhe reperi i famshëm shqiptar, Noizy, i cili gjithashtu ishte i ftuar.