Lancio Music

E paparashikueshme! Dua Lipa e nis vitin me një super lajm!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është një nga shqiptaret më të suksesshme në botë dhe 2020 ka shënjuar karrierën e saj. Së fundmi, me anë të postimi në Instastory, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi albumin e saj “Future Nostalgia”, të dytin si më të mirin në botë.

Vendin e parë e mban albumi i Bad Bunny, kurse Dua ka lënë pas Ariana Grande-n, Pop Smoke, Taylor Swift, e shumë emra të tjerë. Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani. Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Disa muaj më parë, Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.