Food & Drink Lifestyle

E paskemi ditur gabim, ja si të dalloni nëse shalqiri është i pjekur!

Vera ka ardhur dhe është koha për frutin më freskues, shalqirin! Të gjithëve na ka ndodhur që të blejmë një shalqi dhe kemi parë që nuk është i kuq sa duhet. Por si të dalloni nëse është i pjekur apo jo? Për këtë, ekziston një truk shumë i thjeshtë. Sekreti qëndron tek trashësia midis vijave jeshile. Një përdoruese në rrjete sociale ka ndarë trukun që i mësoi një kultivues shalqiri.

E pyeta se cili ishte sekreti për të gjetur një shalqi të mirë dhe ai më tha se truku është që linjat e gjelbra të errëta të jenë dy gishta larg njëra-tjetrës.

Shalqiri është i pjekur kur vijat e gjelbra të errëta janë dy gishta larg njëra-tjetrës, sipas prodhuesit. Gruaja vendosi ta provonte këtë nëse është e vërtetë duke blerë një shalqi dhe për habinë më të madhe, truku funksionoi në mënyrë perfekte.

Kur morëm shalqirin dje, e provova dhe e preva në copa. Ishte e shijshme. Më vjen mirë që mësova një mënyrë të thjeshtë për të gjetur një shalqi të mirë.

Ndërkaq, shumica e frutave nuk kanë shumë kalori dhe ju mund të konsumoni shalqi sa herë të doni dhe sa shumë të dëshironi. Është i pasur me ujë dhe ndihmon tretjen tonë si dhe në djegien e kalorive. Përveç kësaj, përmirëson cilësinë e lëkurës. Mund ta hani të freskët si dhe në formë të ‘smoothie’.

Shalqiri i ëmbël dhe freskues është një frut super i ftohtë që na kujton verën dhe të gjitha ndjenjat e lumtura që vijnë me të. Ne kemi marrë zakon të heqim farat e errëta para se të hamë frutat, por a e dimë me të vërtetë atë që na mungon?

Farat e shalqirit janë plot me vitaminë C dhe antioksidantë të përdorur kryesisht për të trajtuar aknet dhe për të ndihmuar në lëkurë më të mirë në përgjithësi. Farat e shalqirit mund të piqen, mund t’i vendosni pak vaj ulliri dhe pak kripë para se t’i piqni në furrë. Ato kanë shije të mahnitshme.