Fashion Gossip Showbiz

E qëllimshme ose jo, Kylie Jenner sapo na tregoi trend-in e fundit të rroba banjove!

Vera është pothuajse stina më e preferuar e shumë njerëzve, pasi gjatë kësaj stine mund të zhvillohen një mori aktivitetesh. Janë pushimet verore, ushqimet egzotike, qëndrimi gjatë orëve të vona që e bëjnë stinën e verës të jetë më e veçantë dhe më me gjallëri se sa stinët e tjera të vitit.

Me siguri keni filluar të kërkoni për rrobat e banjës. Markat më të famshme po ju presin që ju të vendosni dhe të bëni tuajat modelet më të bukura për këtë sezon vere.

Nuk e dimë a e keni vënë re por ditët e fundit miliarderja dhe ylli i “KUWTK”, Kylie Jenner është duke na “bombarduar” me foto nën rrezet e diellit, e veshur me rroba banjo. Padyshim që ajo në çdo dukje të saj është super seksi, por nëse nuk e keni kuptuar, Kylie sapo ka ofruar për ju trend-et më të reja të vitit për rroba banjot.

Jeni gati t’i zbuloni?!

23-vjeçarja ndan shpesh foto me ndjekësit duke pushuar në rezidencat e saj.

https://www.instagram.com/p/CNOoNo3H3Zu/

 

Këto rroba banjo të mbuluara me katror rozë dhe të kuq, janë një nga trend-et më të mëdha të vitit, së bashku me thurjet me grep.

https://www.instagram.com/p/CN0qVTWH1N5/

Mos flasim pastaj për rroba banjot e verdha, një mrekulli!

https://www.instagram.com/p/CNLmQVentxl/

Nëse jeni të apasionuar pas ngjyrës blu, ja ku e keni modelin e duhur!

https://www.instagram.com/p/CK7mGeHneUl/

Për ju që çmendeni pas ngjyrës së pjeprit!

https://www.instagram.com/p/CKPxXMvniOw/