Aktualitet

E trishtë! Shuhet regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha!

Një lajm i trishtë ka mbërritur vetëm pak minuta më parë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i së ndjerës, Fatos Berisha i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka konfirmuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin ‘University College Hospital’ në Londër. Ndërkaq, ai ka shkruar:

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi!

Rikujtojmë, se Vjosa prej më shumë se një viti ishte diagnostikuar me kancer në vezore. Vjosa Berisha ishte një nga emrat më të njohur të ekranit në Kosovë. Ngushëllime të përzemërta familjes nga stafi i Top Albania Radios!