Celebrities Gossip Showbiz

Edhe burrat qajnë kur dikush i bën një padrejtësi dhe aktori Chris Pratt e pranon me krenari këtë gjë!

Aktori i njohur Chris Pratt në një intervistë të re për ‘Men’s Health’, foli rreth reagimit publik nëntorin e kaluar për një postim në Instagram që shkroi për gruan e tij, Katherine Schwarzenegger. Pratt kujton se:

Unë thashë diçka të tillë: ‘Gjeni dikë që ju shikon ashtu siç më shikon gruaja ime’. Dhe pastaj thashë, ‘Por unë të dua. Unë jam shumë mirënjohës për gruan time. Ajo më dha një vajzë të bukur dhe të shëndetshme.’

Më pas dolën një sërë artikujsh ku thuhej:

Kjo është kaq e tmerrshme. Nuk mund ta besojmë se Chris Pratt do ta falënderonte për një vajzë të shëndetshme kur fëmija i tij i parë lindi para kohe. Kjo është një ‘goditje’ e madhe për ish-gruan e tij.

Dhe unë mendova:

Kjo është një tmerr. Djali im do ta lexojë këtë gjë një ditë. Ai është 9-vjeç dhe kjo do mbetet online.

Më pas, ai rrëfeu se qau kur lexoi titujt.

Me të vërtetë më shqetësoi. Unë qava për këtë. Një barrë e vërtetë.

Rikujtojmë se Pratt dhe Schwarzenegger janë prindër të dy vajzave të vogla. Ai ka edhe një djalë të quajtur Jack me ish-gruan e tij Anna Faris. Sjellim në vëmendje se dhjetorin e kaluar, Katherine u shfaq në podcastin e PEOPLE “Every Day” ku vendosi që të tregonte gjithçka në lidhje me përvojën e saj si një nënë e re.

Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë dhe gjithmonë e kam pritur me padurim këtë kohë në jetën time dhe kam qenë shumë e emocionuar për këtë. Ndihem vërtet kaq e bekuar që mund ta përjetoj atë dhe gjithashtu ta përjetoj atë me burrin tim dhe ajo është thjesht më e mira.