Celebrities Love & Sex Showbiz

Çifti i njohur i aktorëve bëhen prindër për herë të dytë!

Çifti i njohur Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger Pratt kanë zbuluar se ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, i cili lindi të shtunën. Në lidhje me këtë lajm shumë të bukur ata të dy janë shprehur dhe kanë bërë publik lajmin në rrjetin e tyre social Instagram duke thënë se:

Ne jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë të dytë, Eloise Christina Schwarzenegger Pratt. Ndihemi përtej të bekuar dhe mirënjohës.

Chris dhe Katherine janë gjithashtu prindër të vajzës 21-muajshe Lyla Maria, ndërsa Pratt është baba i djalit Jack, 9 vjeç, me ish-bashkëshorten Anna Faris. Burimet konfirmuan për PEOPLE në muajin dhjetor se Pratt dhe Schwarzenegger Pratt, të cilët u martuan në qershor të 2019, prisnin edhe një fëmijë tjetër. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Lyla, në gusht të 2020.

Një burim i tha gjithashtu PEOPLE në dhjetor se Chris dhe Katherine ishin shumë “të entuziazmuar” për mirëpritjen e foshnjës nr. 2 në familjen e tyre.

Ata gjithmonë shpresonin që Lyla të kishte një vëlla ose motër dhe tani ndihen shumë të bekuar.

Burimi tha se Katherine “i pëlqen të jetë nënë”. Në dhjetorin e kaluar, Katherine u shfaq në podcastin e PEOPLE “Every Day” ku vendosi që të tregonte gjithçka në lidhje me përvojën e saj si një nënë e re.

Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë dhe gjithmonë e kam pritur me padurim këtë kohë në jetën time dhe kam qenë shumë e emocionuar për këtë. Dhe ndihem vërtet kaq e bekuar që mund ta përjetoj atë dhe gjithashtu ta përjetoj atë me burrin tim, dhe ajo është thjesht më e mira.