Celebrities Gossip Music Showbiz

Edhe pak orë…/Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re!

Këngëtarja e njohur më origjinë shqiptare Bebe Rexha, këtë të premte do të publikojë këngën e saj më të re. “Call On Me” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Bebe”, që do të publikohet i plotë më 28 prill. 33-vjeçarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se kënga do të jetë gati ditën e nesërme.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja fitoi një çmim në një prej ceremonive më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës. Ajo u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në ‘iHeart Radio Music Aëards 2023’, për këngën e saj shumë të suksesshme me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

Kjo këngë ka qenë e nominuar edhe në “Grammy Aëards 2023”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”. Albumi i ri i Bebe Rexhës do të vijë dy vite pas publikimit të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” në vitin 2021. Rikujtojmë, se Rexha është shpallur ndër të veshurat më mirë në “iHeart Music Radio Awards 2023” që u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles. Bukuroshja zgjodhi fustanin prej kadifeje dhe pupla nga Alessandra Rich.