Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Bebe Rexha, personazhi i veshur më bukur në këtë event të rëndësishëm!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është shpallur ndër të veshurat më mirë në “iHeart Music Radio Awards 2023” që u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles. Bukuroshja zgjodhi fustanin prej kadifeje dhe pupla nga Alessandra Rich.

Parukierja e famshme Cesar Deleon Ramirez stiloi flokët e Rexha-s në një model të frymëzuar nga vitet ’90, ndërsa grimieri i famshëm Diana Shin zgjodhi një grim neutral. Artistja me origjinë nga Dibra fitoi çmimin ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për këngën“I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka marrë një surprizë të padëshiruar brenda një dërgese postare. Ylli i muzikës pop, publikoi një fotografi shqetësuese në Twitter duke treguar një letër higjienike pranë një zarfi që mori me postë. Rikujtojmë, se Bebe është shpallur gjithashtu si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Pavarësisht sukseseve, edhe Bebe ka ditët e saj të mërzisë. Së fundmi, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, 33-veçarja ka treguar veten në një gjendje jo fort të mirë emocionale. Bukuroshja është dukur paksa e mërzitur teksa ka ndarë me ndjekësit një video duke lotuar.