Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkirës i soset durimi, reagon ashpër në rrjete sociale!

Einxhel Shkira është një nga personazhet publike më të komentuar të momentit. Që pas “Big Brother Vip Albania”, jo vetëm që gjithçka rreth Einxhel përbën lajm, por romanca e saj me DJ Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohej sa më shpejt.

Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku. Ashtu si ka ndodhur së fundmi, ku bukuroshja duke treguar mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj ka shpërndarë projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me PM, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun. Teksa me ‘frazën e famshme’ të ‘BBV’ e ka ‘personalizuar’ këngën ‘Ma e mira’.