Celebrities Gossip Showbiz

“Për mua e bën gjithmonë”, Einxhel ‘personalizon’ këngën më të fundit nga Dagz!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë.

Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku. Ashtu si ka ndodhur së fundmi, ku bukuroshja duke treguar mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj ka shpërndarë projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me PM, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun. Teksa me ‘frazën e famshme’ të ‘BBV’ e ka ‘personalizuar’ këngën ‘Ma e mira’.

Për mua e bën gjithmonë

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Mirëpo në një intervistë për Prive, Dagz ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje duke mohuar të gjithë lajmet që kanë qarkulluar dhe se nuk ka asnjë shtatzani në mes.