Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR, Besa Kokëdhima rrëfen një nga momentet më të tmerrshme të këtij viti dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima. Duke qenë se jemi në sezon festash, si është duke i përjetuar Besa këto ditë?

Unë që fëmijë kam një lidhje shpirtërore me këtë periudhë të vitit sepse përbrenda meje ka gjithmonë një fëmijë që adhuron zbukurimet, atmosferën e festave, bashkimin familjar, të ndihmuarit, të dhënit dhe të marrit dashuri.

Çfarë është festë për Besën?

Tani na kanë hequr edhe mundësinë për të bërë festë sepse nuk ka grumbullime njerëzish. Mendoj që me çështjen e vaksinimit do të mbaronte por nuk ka fund kjo histori. Kufizimi i orarit sipas meje ka të bëjë me shtetet. Shtetet kanë tendencën të kenë luftë për pushtet dhe sa më shumë të kenë atë aq më pak ka individi. Mendoj që do të vijë një kohë që njerëzit do të mbyllen në shtëpi në orën 11 edhe kur të mos ketë më Covid. Këtë vit kam qenë duke kaluar një periudhë të tmerrshme familjare sepse babi ishte i sëmurë më covid-19 dhe e kaloi me vështirësi. Ishte rrugëtim i tmerrshëm për ne por falë zotit dhe mjekeve e kaluam. Këto kanë qenë dy vite të tmershme, jemi të keqardhur për jetën e humbura por falenderues për shendetin.

Si i ka këngëtarja marrëdhëniet me Santa Claus-in?

Santa Claus-i është mami dhe babi. Nuk mendoj se na kanë ushqyer më përrallën që t’i bësojmë babagjyshit. Atmosfera mbartet në gjeste të vogla derisa rritesh dhe askush nuk do t’ja dijë për ty(qesh).