Celebrities FLET - News Magazine

Si lindi dashuria për muzikën?! Besa Kokëdhima rrëfen gjithçka në “Flet”!

E ftuar në episodin e radhës “FLET” në Top Albania Radio dhe në Top Channel ka qenë Besa Kokëdhima. Artistja e njohur ka zbuluar me shume detaje nga jeta, karriera, sfidat dhe sukseset ndër vite. Ndër të tjera Besa ka rrëfyer se shumë shpejt projektet e saj më të reja do fillojnë te publikohen çdo tre javë duke nisur që nga muaji Shkurt.

Kur u pyet nga Ilnisa se si lindi dashuria për këngën ajo u shpreh se:

Lind së bashku me njeriun, por ne thjesht e kuptojmë aq herët sa ne duhet ta kuptojmë. Unë shpenzoja shumë kohë në tualet, ka një impresion tjetër. Pas shkollës në kohën e adoleshences, pjesa më e madhe e kohës më kalonte në tualet duke kënduar.

Kur e kuptoi Besa dhe ajo dhe muzika ishin një?

Wshtë më mirë kur je i përqëndruar në një gjë por unë nuk e kam këtë. Jam një natyrë që natyralisht kam dëshira, prirje dhe ngacmohem dhe frymëzohem nga disa arte apo gjëra të ndryshme.

Ndër të tjera ajo shtoi se:

Kam ndjerë talentin dhe dëshirën për te thënë.

Zëri i çdokujt ka histori.