Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR flet Bujar Zhuri, blerësi i skulpturës “Ëndrra vazhdon” realizuar nga banorët e “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja Jetona Koçibelli. Si e ka parë Jetona rihyrjen e Kiarës, Efit, Bledit dhe Ronaldos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Skulptura e iniciuar nga Dea Mishel Hoxha dhe e realizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati një blerës. Kjo skulpturë e cila mori dhe emrin “Ëndrra vazhdon” tanimë është në duart e biznesmenit Bujar Zhuri. 

Ndërkaq, në një lidhje telefonike ishte edhe Bujar Zhuri. Si nisi e gjithë gjëja për biznesmenin dhe përse vendosi ta blente këtë skulpturë?

Unë isha i vendosur që të bëja diçka për familjen e të ndjerit Pal Kola që pasi ngjarja tragjike u bë publike. Kjo vepër u bë motiv për të ndihmuar sado pak familjarët e të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht, doja të mbështesja familjen e tij me pagesën që vura në dizpozicion. Vepra do të jetë në zyrën time këtu në Tiranë, pastaj do të shikojmë sepse jemi në lëvizje. Unë jam i apasionuar pas artit dhe kam dëshirë t’i promovojë këto vepra edhe tek të huajt. Kanë ndodhur mjaft ndryshime në mjedisin tonë shqiptar, ka norvegjezë që vijnë këtu, duan të blejnë shtëpi si dhe vepra arti. Është një gjë shumë e mirë dhe mund të bëjmë një bashkëpunim shumë të frytshëm. T’i japim mundësi atyre të blejnë vepra arti, qilima, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare. 

Ndërkaq, kush nga banorët e “BBV” është i preferuari i Bujarit?

Unë nuk e kam ndjekur “BBV” por më ka pëlqyer humori i Luizit. Unë aty brenda kur hyra njofta dy karaktere dominante siç janë Luizi dhe Dea. Janë dy tipa të ndryshëm por që tregonin luftë për dominancë.