Celebrities Live From Tirana

Paratë e fituara nga skulptura “Ëndrra vazhdon” tanimë në duart e familjarëve të të ndjerit Pal Kola, Jetona Koçibelli tregon më shumë në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja Jetona Koçibelli. Si e ka parë Jetona rihyrjen e Kiarës, Efit, Bledit dhe Ronaldos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Skulptura e iniciuar nga Dea Mishel Hoxha dhe e realizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pati një blerës.

Kjo skulpturë e cila mori dhe emrin “Ëndrra vazhdon” tanimë është në duart e biznesmenit Bujar Zhuri. Jetona e cila është prezantuese e “ArtKand” tha se:

Kur më erdhi propozimi thashë përse jo, Dea kishte kohë që kërkonte të shiste një vepër të sajën. Kishte bërë dhe një pikturë më para por kësaj radhe ndodhi ngjarja e trishtë me Pal Kolën dhe banorët u sensibilizuan. Ishte idea e Deas, vendosën të gjithë firmat dhe u realizua një vepër le të themi historike. Dea mesa di unë ka gdhendur që e vogël. Ankandi ishte një eksperiencë e bukur, e zhvendosëm në shtëpinë e “BBV”, ishte një punë shumë e shpejtë. Në fillim çmimi ishte 1000 euro, më pas shkoi 1200 euro, pastaj 5000 euro, vijoi 5500 euro, shkoi 7000 euro, 8000 euro dhe më pas vlera e fundit 8200 euro. Bujar Zhuri ishtë ai që e bleu veprën. Paratë vlen të theksojmë se kanë kaluar në llogarinë e familjes së të ndjerit Pal Kola.

Rikujtojmë, se Pal Kola ndërroi jetë tragjikisht disa ditë më parë në ambientet e Top Channel pas një sulmi terrorist. Policia e Shtetit ka vendosur edhe shpërblim 100 mijë euro për këdo që jep informacion për autorët, duke siguruar ruajtjen e plotë të anonimatit.