Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja Jetona Koçibelli. Si e ka parë Jetona rihyrjen e Kiarës, Efit, Bledit dhe Ronaldos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?
Më erdhi keq për Ronaldon sepse e pashë duke qarë. Ishte mirë kur doli, realizoi ëndrrën e tij duke nisur punë në Top Channel, nuk e di pse rihyri. E shoh që ka shumë frikë nga nominimi, e sheh veten të rrezikuar. E kam parë të lënduar dhe uroj që ta rimarrë veten. Ndërkaq, Kiara dje ka qarë nga imitimi që iu bë në Portokalli, unë mendoj që të jesh në Portokalli është një afirmim për këdo, ata i përjetësojnë personazhet. Gjithsesi, përjetimet janë personale, nuk e gjykoj dot, por po të isha unë nuk do të mërzitesha. Mendoj se është mërzitur dhe ka qarë sepse i janë akumuluar shumë gjëra. Kiara kur të dalë nga shtëpia do të pësojë shok emocional kur të shoh komentet. Nuk e kuptoj pse hyri por ndoshta mendoi se nuk e kishte mbyllur ende lojën, pa edhe reagimet e publikut dhe e përdori si armë për lojën e saj. Efi nga ana tjetër i futi një palë pushimë në Tajlandë, doli si zonjë dhe u fut prapë. Dalja e saj ishte e parakohshme dhe rikthimi është një mundësi e mirë për të. Bledi tha se doli për Kiarën por pastaj përmendi alkoolin. Më duket më i vendosur, më i përgatitur për debatet, dalja e tij ishte e parakohshme. Më pëlqen forca e tij e argumentit, ka formim më shumë se ata aty. Ka rihyrë më i vendosur. Rifutja e Bledit është e vlefshme.
Nëse Jetona do të ishte pjesë e “BBV” me kë do të shoqërohej më shumë?
Nëse do të isha aty do ndaja më shumë biseda më Kristin për të folur për artin, nga vajzat pastaj them që do shoqërohesha me Dean.