Celebrities Gossip Showbiz

Eleni Foureira nuk duron më gjatë, poston fotot më romantike me të dashurin e zemrës!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira më në fund ka bërë publike lidhjen e saj me biznesmenin dhe futbollistin spanjoll Alberto Botia. Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare.

Eleni dhe Alberto thuhet se janë me njëri tjetrin që nga viti 2016 por ata asnjëherë nuk e kanë bërë publike romancën e tyre. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, është shprehur se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj. E kësaj here, ajo ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë marrëdhënien me partnerin e saj të zemrës.

Ajo ka publikuar disa foto me të në Instagram duke i treguar të gjithë botës se nuk është ‘single’. Pale sa zemra meshkujsh janë ‘thyer’ pas kësaj foto!

Së fundmi gjithashtu artistja ka publikuar në “Instagram” një foto të saj me rroba banjo, pa filtra dhe pa ‘photoshop”. Ky reagim në fakt ka ardhur pak pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj grave që tregojnë pjesë të padepiluara të trupit, ndërsa kritikoi faktin, që disa burra zgjedhin të vishen ose të grimohen si gra.