Gossip Showbiz

Eleni Foureira ndez Nicën me performancë elektrizuese: “I bëj të gjitha vetë… jam shqiptare”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në Teatrin e Nicës mbrëmjen e së mërkurës, ku skena u pushtua nga energjia shpërthyese dhe publiku i zjarrtë që nuk reshti së kënduari dhe duartrokituri.

Performanca e saj u shoqërua me entuziazëm të madh nga fansat, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë me mijëra video dhe imazhe nga momentet më të veçanta të koncertit.

Një moment në veçanti është bërë viral në TikTok, kur gjatë një ndërveprimi me publikun, Foureira u shpreh me humor:

Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… jam shqiptare.

Reagimi i saj shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.

Artistja, e njohur për energjinë në skenë dhe talentin e shumëanshëm, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës pop në rajon, duke u identifikuar gjithnjë me krenari me rrënjët e saj shqiptare.