Showbiz

Ellen DeGeneres tërhiqet përfundimisht nga emisioni, ja detajet e reja që e kanë krahasuar ambjentin e punës me atë të filmit “Djalli Vishet me Prada”

Pak ditë më parë pas skandaleve të një pas njëshme për Ellen DeGeneres të zbuluara nga stafi i saj e detyruan atë që të tërhiqet nga drejtimi i emisionit “The Ellen Show”.

Punonjësit e “Warner Bros” kanë akuzuar tashmë ish-moderatoren për krijimin e një ambienti toksik pune. Shumë prej personave që punonin për emisionin e famshëm u shprehën se bullizoheshin dhe diskriminoheshin gjatë gjithë kohës.

Së fundmi, ish-asistentja e kamerës së “The Ellen Show” ka dhënë një intervistë radiofonike në Australi ku ka dhënë detaje të reja rreth keqtrajtimit të punonjësve.

Gjithçka ishte si tek “Djalli Vishet me Prada”, ku secili prej pjesëtarëve të stafit duhet të jepte maksimumin. Ata duhet të punonin jashtë orarit pa pagesë extra, të mos kërkonin nevoja bazike gjatë punës si për shembull një shishe ujë e shumë të tjera.

Ata ndiheshin sikur ishin në një garë që nuk do të mbaronte kurrë dhe nëse ngrinin zërin për diçka, menjëherë u tregohej dera.

“U bënte e qartë që secili duhet ta kishte për nder që në CV do të kishte spektaklin e Ellen si përvojë pune. Kur Ellen bënte hyrjen e saj në studio, askush nuk duhet të ishte prezent aty”, tha ish-asistentja e kamerës.