Celebrities Gossip Showbiz

Elon Musk paditet nga ish-partnerja e tij Grimes!

Së fundmi Grimes ka paditur ish-partnerin e saj, Elon Musk, për një çështje që përfshin tre fëmijët e tyre. E lindur si Claire Boucher, interpretuesja e “Genesis” paraqiti një peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni. Kërkesa synon që gjykata të identifikojë prindërit ligjorë të një fëmije kur ata janë të pamartuar.

Ndonëse dokumenti i çështjes është publik, dosjet janë vulosur. Megjithatë, nuk duket se bashkëthemeluesi i Teslas-s i është përgjigjur peticionit të Grimes. Ajo gjithashtu nuk ka kërkuar ende të drejtat e kujdestarisë së fëmijëve. 35- vjeçarja dhe miliarderi i teknologjisë filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe patën një lidhje deri në shtator 2021, kur u ndanë përgjithmonë.

Fëmija i parë i tyre, një djalë i quajtur X Æ A-Xii, lindi në maj të vitit 2020 dhe ish-çifti mirëpritën në heshtje vajzën Exa Dark Sideræl, e njohur ndryshe si Y, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2021. Në shtator, u zbulua se themeluesi i SpaceX dhe Grimes kishin fshehurazi një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, të cilin ata e kanë quajtur Tau.