Celebrities Music Showbiz

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen e saj, së shpejti vjen me një surprizë për ne!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Elvana feston sot ditëlindjen e saj. Artistja mbush ditën e sotme 35 vjeçe. Elvana ka qenë mjaft aktive në muzikë. Vetëm një javë më parë ajo erdhi në bashkëpunim me Mozzik duke sjellë “S’ka”. Ndërkohë kënga e fundit nga Elvana ishte po ashtu një bashkëpunim, me reperin Capital T. Pak muaj më parë dyshja lançoi këngën “Flakë”.

Por duket se kjo periudhë është mjaft produktive për Elvanën. Artistja vërtet që nuk ka të ndalur. Thënë kjo, ajo ka paralajmëruar projektin e saj më të ri që pritet të lançohet së shpejti.

Kënga e saj e re titullohet “Pow” dhe duket se kësaj here ajo do të vijë solo. Nuk dihet ende nëse ky projekt do të jetë një baladë apo Elvana do të provojë të sjellë një këngë më ritmike. Megjithatë nga ajo që kuptojmë nga klipi paraprap i postuar nga vetë Elvana në llogarinë e saj në Instagram, mund të shohim se ajo e ka xhiruar projektin e saj muzikor në New York. Na mbetet të presim vetëm pak ditë për të parë se çfarë ‘ka gatuar’ Elvana për ne.