Rajoni

Ende nuk dihet kur mbërrijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë!

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë thonë se ende nuk kanë informacione se kur pritet të mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë. Kjo bie ndesh me deklaratat e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti se deri në fund të muajit priten 33 mijë doza të “AstraZeneca”-s nga mekanizmi COVAX.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova është i vetmi vend që deri tani nuk ka nisur vaksinimin anti-COVID dhe ndërkohë, vaksinat e “AstraZeneca”-s u pezulluan në shumë vende europiane nisur nga rastet e trombozave dhe tromboembolisë pulmonare te persona që u vaksinuan. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europiane e Medikamenteve japin garanci për sigurinë e po ashtu efektivitetin e saj.

Ndërkohë nga Bordi i Këshillimit për Koronavirusin në Kosovë vlerësojnë se në kohë pandemie, ndalimi i vaksinimit e dëmton besimin te vaksinat. Referuar shqetësimeve për “AstraZeneca”-n, përfaqësues të tij thonë.

Mosvaksinimi mund të kushtojë jetë njerëzish!

Gjithashtu, Kosova do të presë për përfundimet e një takimi që zhvillohet sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me ekspertë europianë për vaksinën e “AstraZeneca”-s.