Sport

Eriksen i surprizon të gjithë me këtë veprim!

Pas incidentit të ndodhur në fushën e lojës, ku Eriksen ra pa ndjenja dhe i shokoi të gjithë, ai vendosi të befasonte sërish shokët e tij.
Christian ka qëndruar disa ditë në një spital në Kopenhagen, deri sa të arrinte një gjendje të mirë shëndetësore pas atakut të ndodhur.
Tashmë që ndihej më në formë ai vendosi të surprizonte shokët e tij të ekipit me një vizitë në mes të stërvitjes së tyre, ku ai i ka përqafuar që të gjithë dhe shkëmbeu biseda e batuta me ta.

Joakim Maehle, mbrojtësi i Atlantës, është shprehur se vizita e mesfushorit të Interit ishte një surprizë shumë e madhe.

Mbrojtësi i Atalantës, Joakim Maehle, tha se vizita e Eriksenit ishte një surprizë e madhe:

Ishte emocionuese, sepse herën e fundit, kur e pamë, ai ishte shtrirë në fushë, në luftë për jetën. Ne e dinim se Christiani ishte mirë, por është krejtësisht ndryshe kur e sheh përballë.

Futbollistit i është vendosur një pajisje për monitorimin e zemrës, në mënyrë për të evituar incidente të tilla në të ardhmen.
Gjatë vizitës ai shoqërohej nga partnerja dhe fëmijët e tij. Eriksen qëndroi gjatë, madje ata drekuan të gjithë së bashku.

Ndërkohë rreth vizitës së lojtarit është shprehur dhe sulmuesi Andreas Skov Olsen, i cili tha se një veprim i tillë do ta ndihmojë ekipin të përqëndrohet më mirë në ndeshjen kundër Rusisë.

Ishte shumë bukur ta shihje atë duke qëndruar para nesh. Është e rëndësishme për ne të dimë që Christian është mirë, që të mund të përqendrohemi në pjesën tjetër të turneut.