Celebrities Music Showbiz

Ermal Meta zbulon më në fund datën se kur do të vijë në Tiranë!

Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një postimi në llogarinë e tijë në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet. Ermal Meta shkruan:

Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin “Air Albania” do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në “Air Albania Stadium”. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.