Sport

Euro 2020 flet italisht, më shumë gola nga lojtarë të Serisë A!

Ende nuk jemi në gjysmën e Kampionatit Europian por deri tani duket se Euro 2020 flet italisht. Protagonistët kanë qenë nga Seria A, të paktën po të gjykosh shifrat.
Nga 50 gola të shënuar, me përjashtim të 5 autogolave, 18 kanë për autorë lojtarët e Kampionatit Italian të Futbollit çka përbën përqindje shumë të lartë.

Seria A: 18 gola
Bundesliga: 14 gola
Premier League: 8 gola
Nga dy gola janë realizuar nga lojtarë të Pro League-s belge, Championship (“B” angleze) e Eredivisie.
Nga një gol: Liga, Ligue 1, Kampionati Hungarez e Kampionati Kinez.

Ciro Immobile (Itali/Lazio)

.Shënoi 2-0 kundër Turqisë e 3-0 ndaj Zvicrës

Lorenzo Insigne (Itali/Napoli)

.Shënoi 3-0 kundër Turqisë

Manuel Locatelli (Itali/Sassuolo)

.Shënoi 1-0 kundër Zvicrës dhe 2-0 po ndaj Zvicrës

Cristiano Ronaldo (Portugali/Juventus)

.Shënoi 2-0 e 3-0 kundër Hungarisë dhe 1-0 ndaj Gjermanisë

Romelu Lukaku (Belgjikë/Inter)

.Shënoi 1-0 dhe 3-0 kundër Rusisë

Goran Pandev (Maqedonia e Veriut/Genoa)

.Shënoi 1-1 në ndeshjen me Austrinë

Karol Linetty (Poloni/Torino)

.Shënoi 1-1 në takimin me Sllovakinë

Milan Skriniar (Sllovaki/Inter)

.Shënoi 2-1 kundër Polonisë

Alvaro Morata (Spanjë/Juventus)

. Shënoi 1-0 ndaj Polonisë

Ndërkaq, lojtarët e Serisë A janë në krye dhe për titullin “Njeriu i ndeshjes”:

Seria A: 9 herë
Premier League: 5 herë
Liga: 4 herë
Bundesliga: 3 herë
Eredivisie: 2 herë
Kampionati Kroat: 1 herë.