Një punë “like”-sh në Instagram ka përfshirë Cristiano Ronaldo-n. Kampioni portugez ka pëlqyer një video të “Espejo Publico”-s, të transmetuar nga televizioni spanjoll “Antena 3” e ku prezantuesja Pilar Rodriguez dhe komentatori Ruben Amon kritikojnë ashpër Argjentinën dhe FIFA-n.
Në këtë video, Rodriguez shprehet:
Argjentina duhej të ishte eliminuar prej 5 ndeshjesh, por me ndihmën e FIFA-s, që është një nga institucionet më të korruptuara në botë, ka vazhduar përpara.
Ky qëndrim është mbajtur para finales Spanjë-Argjentinë. Prezantuesja shtoi:
Nuk kam frikë nga Argjentina, por nga Infantino. Nuk luajmë vetëm kundër Argjentinës, por edhe kundër FIFA-s, që kërkon t’ia japë Botërorin Messi-t, ashtu si 4 vjet më parë në Katar.
Ndërkaq, Amon deklaroi:
FIFA është një organizëm mafioz dhe i turpshëm.
Bie në sy fakti se në komente, të gjithë nënvizojnë një “like” të Cristiano Ronaldo-s.