Sport

Euro 2020, Mynihu kërkon që për ndeshjen Gjermani-Hungari, stadiumi të ndriçohet me ngjyrat e LGBT+

Në Euro 2020, mbrëmjen e së mërkurës luhet takimi i Grupit F, Gjermani-Hungari në orën 21:00. Për sfidën e fundit në grup që do të zhvillohet në stadiumin e Bajernit në Mynih ka ardhur një propozim i veçantë.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter do të dorëzojë kërkesë në UEFA për të ndriçuar Stadiumin e Mynihut me ngjyrat e komunitetit të LGBT+.

Kjo në formë proteste ndaj vendimit të fundit të autoriteteve hungareze që ditë më parë miratuan ligjin, i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin e ndërrimin e gjinisë. 157 nga 199 deputetë votuan në favor. Opozita bojkotoi me përjashtim të partisë së djathtë Jobbik që e mbështeti nismën.

Reiter deklaroi:

Bavaria vlerëson diversitetin, tolerancën e barazinë në sport dhe në shoqëri si një shumicë.

Iniciativa pritet të nxisë polemika siç ndodhi më herët kur UEFA nisi një hetim ndaj kapitenit të Gjermanisë, Manuel Neuer, i cili në dy ndeshje të Euro 2020-ës, mbajti shiritin me ngjyrat e LGBT+.