Gossip Sociale

Përdori shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT+, Manuel Neuer nën hetim nga UEFA?!

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mund të gjobitet për shkak të shiritit të kapitenit Manuel Neuer që ishte shumëngjyrësh si ylberi. UEFA ka nisur një hetim ndaj DFB-së lidhur me shiritin e portierit gjerman.

Neuer e ka mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit për të mbështetur komunitetin LGBT+ gjatë “Muajit të nderit”, mirëpo UEFA e konsideron si qëndrim politik.

Portieri i Die Mannschaft e ka mbajtur shiritin shumëngjyrësh gjatë ndeshjeve të ‘Euro 2020’ kundër Francës dhe Portugalisë. Po ashtu, e ka mbajtur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

UEFA e konsideron një simbol politik dhe i ka ndaluar veprimet e tilla nga lojtarët dhe skuadrat. Hetimi i trupës evropiane të futbollit ndaj Federatës Gjermane vjen menjëherë pas kritikave që ka marrë UEFA lidhur me mungesën e mbështetjes ndaj komunitetit LGBT+.

Ndërkaq, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) pak më vonë ka konfirmuar se UEFA i ka ndërprerë hetimet ndaj Manuel Neuer lidhur me shiritin shumëngjyrësh. Shiriti është konsideruar sipas UEFA-s një simbol i ekipit për diversitetin dhe kështu për një ‘kauzë të mirë’.

Rikujtojmë, se Italia është e para që kualifikohet për më tej në “Euro 2020” me 9 pikë të plota, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndeshja u vendos nga goli i Pessina në pjesën e parë. Në të dytën Italia nuk u lodh shumë, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të një prej lojtarëve të Uellsit. Italia regjistroi fitoren e 11 radhazi, 1000 minuta pa pësuar gol.

Ende nuk jemi në gjysmën e Kampionatit Europian por deri tani duket se “Euro 2020” flet italisht. Protagonistët kanë qenë nga Seria A, të paktën po të gjykosh shifrat. Nga 50 gola të shënuar, me përjashtim të 5 autogolave, 18 kanë për autorë lojtarët e Kampionatit Italian të Futbollit çka përbën përqindje shumë të lartë.