Sport

Euro 2020, sot mbyllen sfidat e fazës së grupeve, në mbrëmje Portugali-Francë!

Dita e sotme mbyll ndeshjet e fazës së grupeve të Euro 2020-ës. Në orën 18:00 luhen dy takimet e Grupit E: Suedi-Poloni e Sllovaki-Spanjë. Në 21:00 vijnë përballjet e Grupit F Gjermani-Hungari e Portugali-Francë, me këtë të fundit që cilësohet supersfidë Mbappe-Cristiano Ronaldo.

Tashmë njihen 12 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Europianit kur mbeten për t’u zbuluar vetëm 4 enigmat që do të plotësojnë grupin e 16 kombëtareve të cilat kualifikohen për në raundin pasardhës me eliminim direkt.

Italia, Uellsi, Zvicra, Belgjika, Danimarka, Holanda, Austria, Çekia, Anglia, Suedia, Franca dhe Kroacia janë 12 kombëtaret e kualifikuara momentalisht. Sot mësohen 4 emra.
Sa i përket dueleve për 1/8-at e Europianit, Uells-Danimarkë dhe Itali-Austri janë 2 çiftet e vetme të përcaktuara deri tani.

Një ditë më parë u luajtën sfidat e Grupit D që dhanë këto rezultate: Çeki-Angli 0-1 dhe Kroaci-Skoci 3-1.