Sport

Euro2020, tifozi bie nga shkallët e stadiumit “Wembley”, është rëndë!

Një tifoz anglez është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga shkallët në Wembley, menjëherë pas fillimit të Angli-Kroaci.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar atë që ka ndodhur.

Një deklaratë nga Stadiumi Wembley thotë: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat para fillimit në ndeshjen midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Wembley”.

Spektatorit iu dha kujdes mjekësor në vend dhe më pas u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për Euro 2020 dhe është fituar 1-0 nga Tre Luanët falë një goli të Raheem Sterling. Ndeshja shënoi dhe rrugëtimin e sotëm në Kampionatin Europian të Futbollit.

Ekipi kombëtar i “Tre luanëve” e nisi kompeticionin me fitore në përballjen në kuadër të Grupit D, ku gjithashtu bëjnë pjesë Skocia e Republika Çeke.