Celebrities Gossip Showbiz

“Faleminderit që je një partnere e mrekullueshme…”, urimi emocionues i Tristan ndaj Khloe Kardashian!

Ditën e djeshme Khloe Kardashian kishte ditëlindjen dhe sigurisht që të gjithë ishin në pritje të diçkaje. A do ta uronte Tristan Thompson për ditëlindje? Në një kohë kur ndarja e tyre po bën bujë dhe çdo ditë dalin detaje apo thashetheme të ndryshme rreth dyshes, Tristan surprizon me urimin emocionues ndaj nënës së vajzës së tij.

Ai ka postuar në Instagramin e tij tri foto. Në të parën duket Tristan dhe Khloe, të dy tepër të kuruar, në të dytën çifti gjendet në shtëpi teksa po kalon një kohë të mirë, e në të tretën duket dyshja së bashku me vajzën e tyre. Ai e uron në mënyrën më të ëmbël, me fjalët më të veçanta, siç e quan, partneren, nënën dhe shoqen e ngushtë.

Gëzuar ditëlindjen Khloe. Faleminderit jo vetëm sepse je një partnere, nënë dhe shoqe e ngushtë e mrekullueshme, por sepse je më e sjellshmja, më e kujdesshmja dhe njeriu më i dashur që unë kam njohur ndonjëherë.  Dashuria dhe shpirti yt janë ngjitës për të gjithë ata që ti takon. Faleminderit që gjithmonë ke qenë aty për mua dhe që e ke vendosur familjen tonë në plan të parë. Unë të dua kaq shumë. Kalofsh një ditë të mrekullueshme.

Kujtojmë, se Khloe nuk e ka përjetuar në mënyrën më të lehtë të mundshme ndarjen. Pak kohë më parë, ajo pranoi se i pëshpërit vetes “WTF” të paktën 20 herë në ditë. Pas kësaj, ajo mori një dhuratë tepër speciale nga miku i familjes, Jeff Leatham. Ai i dhuroi dy buqeta të mëdha lulesh në formën e ylberit për ta qetësuar sadopak Khloe.

Ndoshta, ky urim i Tristan gjithashtu i ka ndikuar për mirë asaj, ose thjesht interesi për ish-in i ka mbaruar një herë e mirë. Deri tani Khloe nuk ka patur asnjë reagim lidhur me urimin. Me siguri fansat janë në pritje të përgjigjes së saj.