Celebrities Gossip Showbiz

Surpriza e veçantë e Jeff Leatham për Khloe Kardashian!

Khloe Kardashian është një nga pjesëtarët e familjes Kardashian e cila shpesh është në qendër të vëmendjes së medias. Sigurisht që lajmet e ndryshme për ndarje e ribashkime me Tristan, nuk do të mund të ngelnin pa u përfolur, për aq kohë sa ajo është pjesë e serialit “Keeping Up With the Kardashianas”. Pak ditë më parë, 36-vjeçarja zbuloi se i thotë pikërisht një fjali vetes.

Unë i pëshpëris vetes sime WTF të paktën 20 herë në ditë.

Pas kësaj, Khloe Kardashian mori një dhuratë tepër speciale nga miku i familjes, Jeff Leatham. Ai i dhuroi dy buqeta të mëdha lulesh në formën e ylberit. Njëra e bardhë dhe tjetra rozë, duket se kjo ishte mënyra e ëmbël e Jeff ta qetësonte Khloe. Kjo e fundit nuk nguroi të postonte në InstaStory foto e video të buqetave. Teksa veç postimeve, ajo edhe u shpreh për dhuratën magjike të mikut të saj.

Jeff ti e ke tejkaluar veten. Dy ylbera nga Jeff. Kam mbetur pa fjalë.

Duket se kjo dhuratë  e surprizoi Khloe, dhe ndoshta e ndihmon sadopak të përballojë ndarjen. Nga ana tjetër, edhe Jeff ripostoi në Instagram fotot dhe videot e Khloe.

Ndërkohë që Khloe po bën maksimumin e saj për të përballuar ndarjen me ish-in, thashethemet për të se është parë me femra të tjera shkojnë e vijnë. Kujtojmë, se pak javë më parë një grua e quajtur Kimberly Alexander, pretendonte se Tristan Thompson është babai i fëmijës së saj.

Asgjë nuk dihet ende me siguri kur bëhet fjalë për familjen Kardashian. Ndoshta dyshja lidhet përsëri, ndoshta ia lënë gjithçka së shkuarës. E vetmja gjë e sigurt, është se fansat që i duan pjesëtaret e familjes do të jenë gjithnjë në pritje të lajmeve rreth tyre.