Celebrities Gossip Showbiz

“Faleminderit shumë për vëmendjen”, çfarë ka dashur Beatrix të thotë me postimin e fundit?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, teksa nuk ngurron të ndajë shpesh gjëra nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj. Si ka bërë dhe pak minuta më parë, ku ka postuar një video nga koha kur ka qenë në shtëpinë e ‘BBV’, ku dëgjohet teksa thotë ‘Faleminderit shumë për vëmendjen’.

Mos ndoshta ky postim është ‘thumb’ lidhur me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi?

E padyshim një mbështetje shumë e madhe e Trixa-s është vëllai i saj dhe njëkohësisht këngëtari i njohur, Alban Ramosaj. Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.