Celebrities Gossip Showbiz

Kur të gjithë artistët po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, Beatrix dhe Alban Ramosaj bashkojnë forcat!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

E padyshim një mbështetje shumë e madhe e Trixa-s është vëllai i saj dhe njëkohësisht këngëtari i njohur, Alban Ramosaj. Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të nashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.

Këtë lajm na e kanë bërë me dije vetë Trixa dhe Albani me anë të një Instastory ku ndjekësit kanë kërkuar me ngulm një buet mes tyre dhe dyshja na kanë zbuluar se do ta sjellin këtë verë.

Para disa ditësh në ditëlindjen e saj, Trixa publikoi projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Vonë”. Pas daljes së saj nga ‘BBV’ dhe për shkak të lidhjes që pati me aktorin Donald Veshaj, çdo këngë e bukuroshes merret si një dedikim të. Ama duket se as kënga e fundit nuk ka shpëtuar nga aludimet se disa fjalë si: “Fake”, “po t’djeg’, “inati po t’vjen” i janë drejtuar Donaldit.