Celebrities Gossip Showbiz

Familja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt kanë pritur së bashku ndërrimin e viteve!

Donaldi kishte pasur të tjera plane për mbrëmjen e premierës së filmit, ku i ka propozuar për martesë Bora Zemanit dhe normalisht ajo tha “Po”. Një mbrëmje me shumë emocione për çiftin, por edhe për të gjithë. Së fundmi Donaldi  ka treguar një detaj në lidhje me unazën, ku ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet dora e Borës dhe unaza që duket se është masë më e madhe.

Bora dhe Donaldi kanë zbuluar me një foto se ku e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve. Me një postim në Instastory, Bora ka postuar një foto ku duket së bashku me djalin e saj, Donaldin dhe vëllezërit e tij. Me anë të shkrimit në foto Bora ka treguar se të dyja familjet, Zemani dhe Veshaj janë bashkuar bashkë dhe për të festuar së bashku.

Ne gjithmonë do ngelemi fëmijët që tavolinën e vërtetë për Vitin e Ri e zënë të rriturit

Nga tapeti i kuq në premierën absolute në TEG çifti i mbrëmjes Bora dhe Donaldi janë intervistuar nga Eni Shehu, ku kanë zbuluar shumë nga bashkëjetesa e tyre.