Celebrities Gossip Showbiz

Unaza që Donald Veshaj i propozoi Bora Zamanit nuk është masa e saj, ja si e justifikon ai!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.

Donaldi kishte pasur të tjera plane për mbrëmjen e premierës. Donaldi i ka propozuar për martesë Bora Zemanit dhe normalisht ajo tha “Po”. Një mbrëmje me shumë emocione për çiftin, por edhe për të gjithë. Së fundmi Donaldi  ka treguar një detaj në lidhje me unazën, ku ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet dora e Borës dhe unaza që duket se është masë më e madhe.  Ama për këtë Donaldi e ka një justifikim normalisht në sensin e humorit:

Ja mora vetë të madhe që ta ketë edhe kur të rritet

Nga tapeti i kuq në premierën absolute në TEG çifti i mbrëmjes Bora dhe Donaldi janë intervistuar nga Eni Shehu, ku kanë zbuluar shumë nga bashkëjetesa e tyre.