Auto & Moto

Ferrari paralajmëron për modelet e reja që pritet të prezantohen këtë vit!

Ferrari këtë vit pritet të fillojë prezantimin e modeleve të reja. Mbetet e paparashikueshme se çfarë pritet nga modelet e reja të markës italiane, por varianti i parë thuhet të prezantohet gjatë 11 muajve të ardhshëm. I njohur si pasardhësi i LaFerrarit me emrin e koduar F250, për herë të parë ky model nuk do të përmbajë një motor V12.

Raportet thonë se fuqia e tij do të zvogëlohet në një motor plug-in hibrid V6. Bëhet e ditur se Ferrari synon të prodhojë 599 coupe, 199 modele të konvertueshme dhe 30 të një modeli XX hardcore. Por, këtë vit ka të ngjarë të shohim vetëm coupe-n, prodhimi i së cilës pritet të fillojë në fund të vitit 2024, ndërsa modeli XX do të prezantohet në vitin 2027.

Produktet e reja të ardhshme kanë të ngjarë të jenë përditësime nga modelet Icona dhe Purosangue SUV. Ndërkaq, CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, ka njoftuar se punonjësit e fabrikave të markës italiane do të shpërblehen me një bonus prej 13,500 eurove.

Rikujtojmë, se Ferrari ka filluar të pranojë pagesa në kriptomonedhë për makinat e saj sportive luksoze në SHBA dhe do ta shtrijë skemën në Evropë pas kërkesave të klientëve të saj të pasur. Shumica dërrmuese e kompanive janë larguar nga kriptot pasi paqëndrueshmëria e bitcoin dhe argumenteve të tjera i bën ato jopraktike për tregti. Përdorimi i lartë i energjisë kanë parandaluar gjithashtu përhapjen e kriptos si një mjet pagese.