Sport

Festa mbaroi, ja reagimi i Danimarkës pas humbjes me Anglinë…

Kampionati Europian ka qenë qendra e shumë diskutimeve gjatë këtij muaji. Ai përmbyllet me ndeshjen e finales, por me siguri të shumtë janë ata që diskutojnë ende lojën e fortë mes Anglisë dhe Danimarkës si dhe rezultatin e saj.

Humbja e Danimarkës sigurisht që u diskutua shumë dhe të gjithë tifozët u zhgënjyen. Titujt nëpër media flisnin për këtë humbje dhe madje u quajt si një festë që mbaroi për Danimarkën. Megjithatë, në mediat e shtetit humbës mbizotëronte natyra optimiste. Në një media shkruhej si më poshtë.

Ne nuk duhet të ndjejmë keqardhje për veten, por duhet të jemi krenarë.

Ka qenë magjike.

Kujtojmë, se ky Europian ka qenë tronditës për Danimarkën, teksa ndodhi dhe ngjarja me Eriksen, një vështirësi me të cilën u përball në ndeshjen e parë teksa luante me Finlandën. Gazetari sportiv Carsten Werge shkroi në rrjetin e tij social lidhur me këtë ngjarje.

Pse është Danimarka fituesja e vërtet e Kampionatit Europian? Sepse Christian Eriksen mbijetoi. Kjo është shumë më tepër se një vend final dhe se një trofe.

Ky Kampionat padyshim ka qenë plot ndeshje të bukura, ngjarje tronditëse dhe futbollistë që janë përpjekur të sjellin fitore në fushë. Një Kampionat i veçantë teksa pa u kaluar ende plotësisht periudha e vështirë e pandemisë, futbollistët arritën t’u dhurojnë çaste të mrekullueshme sportdashësve.