Sport

Euro2020, frikë për Eriksen, futbollisti pëson infarkt në fushën e lojës; ndërpritet Danimarkë-Finlandë

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 41-të të sfidës së vlefshme të grupit B për Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës dhe sipas informacione të fundit është në gjëndje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën.

 

Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak, arbitri anglez Taylor ndërpreu ndeshjen ndërkohë që Eriksen u dërgua me urgjencë në spital.

Në orët e ardhshme priten të tjera informacione mbi gjëndjen e mesfushorit të Interit.

 

Për momentin futbolli është ndalur dhe të gjithë po luten për jetën e Christian Eriksen. Në fushë zbriti edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e dëshpëruar e cila u ngushëllua nga kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel.

Urojmë që Zoti të bëjë një mrekulli dhe Eriksen tia hedhi me kaq dhe të rikthehet më i fortë se kurrë.