Celebrities Film & Tv Showbiz

“Finalistë turpi…”/Ilnisa Agolli komenton debatet e banorëve me Meritonin: “E veshur me maska, të vret natën e të qan ditën!”

Kanë kaluar tashmë rreth 4 muaj që nga nisja e “Big Brother VIP 3”, teksa fare pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij ediciono që është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Wake Up” ishte ish-banorja e “BBV3” dhe gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo komentoi finalistët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij edicioni të Big Brother.

Është përfolur shumë për një lloj pëlqimi që Egla ka për Meritonin. Çfarë mund të thuash për këtë?

Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënën që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…

Si e shikon qëndrimin e banorëve të tjerë kunddrejt Meritonit?

Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera.

Po debatet që Meritoni ka pasur me Eglën dhe Heidin si i komenton?

Bëra një deklaratë para disa ditësh që Heidi të vret natën e të qan ditën. Fansat e Heidit ta marrin pak më butë, por më vjen fytyra e Heidit shumë me këtë shprehje popullore. Mua më duket e shtirur. E bën të veshur me maska…