Celebrities Showbiz

Flamuri shqiptar kthehet në trend! Pas Drake, një tjetër personazh i njohur shfaqet i veshur me simbolin tonë kombëtar!

Më 29 Nëntor, në festën tonë, pati një ndodhi që na habiti të gjithëve dhe që erdhi pikërisht nga Drake. Surpriza është se ai u shfaq i veshur me një xhaketë të kuqe, që kishte të qëndisur mbrapa shqiponjën e zezë dykrenare. Reperi kanadez me famë ndërkombëtare zgjodhi të vishej me flamurin kuq e zi në videoklipin e këngës “Polar Oposites”.

Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën. Tani një sportist i njohur në SHBA duke se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare. Palmer është një futbollist i suksesshëm i Los Angeles Chargers në Ligën Kombëtare të Futbollit në SHBA. Nuk dihet ende se çfarë e lidh Joshua me flamurin tonë kombëtar, apo si arriti që të bëhet trend mes personazheve të njohur ndërkombëtarë…