Celebrities Gossip Showbiz

Futbollisti i Liverpool-it ‘flirton’ publikisht me Dua Lipa-n!

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka shprehur së fundmi mbështetjen për klubin e futbollit të Liverpulit, duke thënë se ai mban një vend të vecantë në zemrën e saj. Kjo vlente për klubin, megjithatë rrjeti po zien së fundmi nga fjalët se diva e muzikës pop mund të jetë në një lidhje me futbollistin Trent Alexander Arnold.

Këngën “One kiss” të Dua-s, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Edhe vetë Arnold ka publikuar një video nga festimet në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngën e bukuroshes. Kaq mjaftoi për t’i ‘hedhur benzinë zjarrit’.

Megjithatë, duket se këto fjalë nuk janë të vërteta. Vetë Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij.

Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do të ishte ajo’.

Rikujtojmë se së fundmi, Dua ka shprehur se pothuajse e la muzikën për t’u larguar nga ëndrrat e saj pasi u bë shënjestër e komenteve të ashpra në internet. 26-vjeçarja është bërë një nga interpretueset më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar që kur u shfaq në skenën muzikore në vitin 2015. Por albumi dhe këngët mund të mos ishin publikuar kurrë nëse ajo do t’i dorëzohej frikës së saj fillestare pasi u ngacmua nga komentuesit në internet.

Dua ka shpjeguar se abuzimi që pësoi u bë aq i keq sa ajo pothuajse u largua plotësisht nga bota e muzikës, por tani ndihet e sigurt, pavarësisht komenteve. Së fundmi gjithashtu bukuroshja ka dhënë një intervistë dhe për të parën herë ka folur rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, Anwar Hadid, pasi prej muajsh qendroi e heshtur dhe nuk komentoi asgjë. 26-vjeçarja theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.