Celebrities Gossip Showbiz

Gjërat qenkan serioze! Angelina Jolie sërish vizitoi ish- bashkëshortin këtë herë me djalin me vete

Pasi u fotografua nga paparacët para disa ditëve duke dalë nga shtëpia e ish-bashkëshortit Jonny Lee Miller, Angelina duket se ‘i ka bërë rrugë’ vizitat në shtëpinë e ish- bashkëshortit.

Paparacët e kanë fotografuar sërish yllin e Hollywood-it, por këtë herë ajo ishte e shoqëruar edhe nga djali i saj.

Duket se gjërat mes aktores dhe ish partnerit të saj po bëhen serioze dhe ekziston mundësia e një ribashkimi mes tyre. Ose ndoshta ata kanë mbetur vetëm miq të mirë përgjatë viteve.

Kujtojmë se, Angelina dhe Jonny Lee Miller kanë qenë të martuar për 3 vite, nga 1996 në 1999.