Health & Beauty Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini për menstruacionet pas lindjes!

Shume nëna pas lindjes shpesh ankohen për ndryshimet e menstruacioneve. Për gratë të cilat ushqejnë foshnjën me gji, ka tri gjëra të cilat me siguri do t’u ndodhin gjatë menstruacioneve, kthehen në normalitet, përkeqësohen apo përmirësohen. Nëse ushqeni foshnjën me gji, mund të prisni që të mos keni menstruacione së paku disa muaj.

Për të prodhuar qumështin e nënës, truri juaj patjetër duhet të prodhojë një nivel më të lartë prolaktine dhe ajo zakonisht do të thotë që nuk do të ndodhë ovulacioni, kështu që nuk do të keni as menstruacione.

Por çfarë ndodh nëse vendosni të mos ushqeni foshnjë me gji? Shumica e grave do të vazhdojnë të kenë menstruacione normalisht pas lindjes. A ndikon shtatzënia në menstruacionet e ardhshme? Disa gra i kanë më të dhimbshme pas lindjes. Mirëpo, te disa gra menstruacionet përmirësohen. Kur gratë te të cila kanë ndodhur zbrazësi më të mëdha në mitër, menstruacionet do të jenë më të dhimbshme, ndërsa te gratë, lindja e të cilave ka zgjatur mitrën dhe zgjeruar qafën e mitrës, menstruacionet do të jenë më të lehta.

Pas shtatzënisë janë tri lloje gjendjesh të cilat mund të shkaktojnë menstruacione problematike. E para është mungesa strukturore. Mjeku juaj me siguri shëron defektet siç janë polipet dhe fibriodet submukozale me kirurgji minimale invazive. Tjetra është adenomioza. Trashja e mitrës në të cilën mund të ndikojnë mjekët me kirurgji minimale invazive apo me terapi hormonale. E fundit është çrregullimi i gjëndrave tiroide në të cilat mund të ndikojnë një sërë trajtimesh.

Disa gra mund të kenë perioda të lehta ose aspak të lehta për shkak të dy komplikimeve të rralla pas shtatzënisë. Sindroma Sheehan ndodh kur humbja e madhe e gjakut ose presioni i ulët i gjakut dëmton gjëndrrën e hipofizës. Kjo prish funksionin normal të vezoreve dhe menstruacionet ndalojnë.

Terapia hormonale është një trajtim i zakonshëm. Sindroma Asherman nga ana tjetër është rezultat i indit mbresë në rreshtimin e mitrës. Mund të zhvillohet pas dilatimit dhe kuretazhit. Ndërkaq, rreth 85% e vajzave ndiejnë fryrje, ngërçe dhe dhimbje barku gjatë periodave të tyre dhe për disa, problemet mund të zgjasin me vite. Studimi, i prezantuar së fundmi në takimin vjetor të “North American Menopause Society”, hulumtoi lidhjen midis dietës dhe dismenorresë, termi mjekësor për periodat e dhimbshme.