Botë e Çuditshme

Gjumi i tyre zgjat katër sekonda, e kemi fjalën për pinguinët prindër!

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Science, disa pinguinë bëjnë më shumë se 10,000 dremitje gjumi në ditë. Gjumi i tyre është i shkurtër, rreth katër sekonda. Studiuesit nga shumë vende, të udhëhequr nga Qendra Kërkimore e Neuroshkencës në Lyon, Francë, kryen studimin duke edukuar këta pinguinë dhe duke përdorur monitorimin në distancë të elektroencefalogramit (EEG), i cili zbulon ndryshimet në aktivitetin e trurit.

Dhjetë mijë dremitje prej katër sekondash shtojnë deri në 11 orë gjumë gjatë ditës, gjë që studiuesit e konsiderojnë gjumin optimal për prindërit e pinguinëve. “Nëse mikrogjumi përmbush funksionet e gjumit, atëherë kafshët që duhet të jenë zgjuar mund t’i drejtohen kësaj strategjie gjumi”,-sugjeron studimi.

Edhe pse mikrogjumi është raportuar në specie të tjera, duke përfshirë njerëzit, studiuesit thonë se zbulimi i tyre te pinguinët ishte i pazakontë. Ata besojnë se ky lloj gjumi mund të jetë një përshtatje për të përballuar nevojën për të qëndruar vigjilent dhe për të mbrojtur vezën e tyre duke përfituar nga gjumi.

Ndërkaq, pinguinët afrikanë janë drejt zhdukjes deri në vitin 2035 nëse nuk merren masa për të siguruar mbijetesën e tyre. Popullsia e pinguinëve afrikanë thuhet se ka rënë në mënyrë dramatike gjatë 100 viteve të fundit. Mendohet se në fillim të shekullit të 20-të ka pasur ndoshta disa milionë çifte mbarështuese, ndërsa sot janë më pak se 11.000 dhe popullsia vazhdon të bie me shpejtësi.

Shkencëtarët nga ana tjetër besojnë se kanë pikasur pinguinin më të madh që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. Ata e “pagëzuan” pinguinin më të madh Kumimanu, një kombinim i fjalëve “përbindësh” dhe “zog” në gjuhën maori. Duke krijuar modele 3D të krahëve të mëdhenj të pinguinëve dhe duke i krahasuar ato me kockat e pasardhësve të tyre parahistorikë dhe modernë, studiuesit arritën në përfundimin se “zogu përbindësh” peshonte rreth 150 kg, tre herë më shumë se madhësia e specieve aktuale.