Bota Tech

Google vendos kushtin primar dhe të padiskutueshëm për punonjësit për t’u kthyer në punë!

Kompania Google ka detyruar punonjësit e saj që të vaksinohen për t’u kthyer në vendet e punës. Sipas “BBC”-së, gjiganti teknologjik amerikan do të fillojë të zbatojë politikën e vaksinimit të punonjësve në kthimin e tyre në punë, kryesisht në kampuset e saj në SHBA brenda pak javësh. Më vonë ky vendim do të merret edhe për 144 mijë punonjës të Google në të gjithë botën.

Shefi ekzekutiv i Google (CEO), Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se:

Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen.

Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.

Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19). Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.

Rikujtojmë, se organizata për mbrojtjen e ekosistemeve, “John Muir Trust” deklaroi se një numër në rritje i njerëzve që përdorin ‘Google Maps’ për të ecur deri në Ben Nevis rrezikojnë të drejtohen përmes një rruge që është shumë e rrezikshme, madje edhe për alpinistët me përvojë.

Ndërkaq, kompania Google u ndëshkua me 220 milionë euro gjobë nga agjencia franceze anti-monopol, e cila e akuzoi gjigandin teknologjik se po abuzon me statusin dominant në tregun e reklamave në internet. Google ka premtuar të reformojë mënyrat se si platforma e tij përdoret për të blerë e shitur reklama dixhitale, të paktën brenda Francës, gjë që pritet të ndikojë në vendimet mbi paditë e tjera kundër kësaj kompanie në Evropë, SHBA dhe pjesë të tjera të globit.