Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Tech Travel

Google Maps akuzohet nga alpinistët, por për çfarë?

Alpinistët që kërkojnë të arrijnë malin më të lartë të Skocisë dhe majat e tjera në zona të caktuara po dërgohen në rrugë “potencialisht fatale” nga Google Maps, sipas organizatës së alpinizmit të rajonit.

Skocia alpinistike ka paralajmëruar rrugë të “rrezikshme” deri në Ben Nevis.

Organizata për mbrojtjen e ekosistemeve, “John Muir Trust” deklaroi se një numër në rritje i njerëzve që përdorin ‘Google Maps’ për të ecur deri në Ben Nevis rrezikojnë të drejtohen përmes një rruge që është shumë e rrezikshme, madje edhe për alpinistët me përvojë.

Ben Nevis, një destinacion i njohur turistik, është mali më i lartë në Ishujt Britanikë, 1,345 metra. Megjithëse mijëra persona e ngjisin çdo vit, ngjitja në majë nuk është pa rreziqe.

Rikujtojmë, se kompania “Google” po sjell në “Maps” mundësinë që përdoruesit të shtojnë informacione për rrugë që mungojnë, foto vendesh dhe orare dyqanesh. Në blogun zyrtar për njoftimet “Google” shkroi:

Me të gjitha ndryshimet që ka kaluar bota jonë gjatë vitit të kaluar, njerëzit gjithnjë e më shumë po mbështeten në mjete dixhitale për të ditur nëse një restorant apo dyqan ushqimesh pranë është i hapur apo jo. Për t’u siguruar që “Maps” pasqyron botën reale, ne vendosëm të lejojmë cilindo që ka një llogari të kontribuojë me njohuritë e tij lokale në përmirësimin e saj.

Të udhëtuarit rreth e qark botës është një ide shumë intriguese por edhe zbavitëse në të njejtën kohë. Përveç se kënaqesh dhe fiton eksperienca të reja gjithashtu mëson shumë vende që as nuk i ke dëgjuar ndonjëherë me parë. Së fundmi, përdoruesit e “Google Maps”, kanë zbuluar disa vende kudo në botë që ne nuk i’a dinim ekzistencën.

Zbulimet e tyre “kapërcejnë” nga shkretëtira të mistershme deri në zbulimin e maleve format e të cilëve duken si Alien. Këta përdorues kanë zbuluar disa vende interesante që e tejkalojnë imagjinatën tuaj.