Celebrities Gossip Showbiz

Granit Xhaka bën gjestin më të veçantë për të bijën!

Pak kohë më parë, futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, u bë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, mirëpritën një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya. Ka qenë vetë futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një foto me vajzën e porsalindur në Instagram.

Ndërkohë, këtë herë, Graniti bën veprimin më të ëmbël dhe të veçantë për Laneya. Ai ka shpërndarë një video në Instagram, ku duke se po bën një tatuazh. Graniti ka shkruar emrin e vajzës së porsalindur në krah.

Emri e ka pak të ndërlikuar origjinën, por mendohet të jetë një variant i një emri helen. Ai thuhet se transmeton gjallëri, vetëbesim dhe forcë.

Me siguri, të gjithë fansat e Granitit, e vlerësojnë edhe më shumë futbollistin pas këtij gjesti. Veç se një sportist shumë i talentuar, duket se ai është edhe një baba tepër i përkushtuar. Kujtojmë, se ai gjithashtu ka edhe një tatuazh të ngjashëm, me emrin e vajzës së parë.