Celebrities Gossip Showbiz

Granit Xhaka surprizon të dashurën me një video!

Granit Xhaka është një futbollist me origjinë shqiptare i cili pak kohë më parë, u bërë baba për herë të dytë. Kujtojmë, se futbollisti bëri një gjest shumë të veçantë për të bijën, pak ditë më parë. Ai bëri tatuazh emrin e saj në krah, gjest ky, që e ka bërë edhe për vajzën e tij më të madhe.

Ndërkohë, futbollisti ka vendosur që këtë herë të befasojë bashkëshorten e tij, Leonitën. Ai e telefonon me kamer, ndërkohë që dukej më ndryshe nga hera e fundit që Leonita e kishte parë.

Graniti vendosi të lyejë flokët, duke u bërë kështu biond. Leonita dukej vërtet e surprizuar teksa qëndrontë gojëhapur, e më pas i dha një buzëqeshjë. Këtë moment kaq të veçantë, futbollisti e shpërndau për fansat në rrjetet sociale, me mbishkrimin e mëposhtëm.

Surprizë! Flokë të rinj

Leonita dhe Graniti janë prindër të dy vajzave Laneya dhe Ayana. Dyshja poston herë pas here foto me njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.