Botë e Çuditshme Health & Beauty

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë, i pret ato për herë të parë që prej viteve ’90

Ayanna Williams, fituese e rekordit botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë, preu thonjtë për herë të parë që prej fillimit të viteve ’90. Gruaja amerikane theu rekordin e saj të mëparshëm, në vitin 2017-të ku thonjtë e saj kishin një gjatësi prej 733.55 cm.

Ayanna tregon se edhe kur ishte fëmijë, pëlqente të zbukuronte thonjtë e saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ajo ka patur mjaft vështirësi në jetën e përditshme për shkak të thonjve të gjatë.

 Unë kam disa dekada që i rris thonjtë e mi. Jam kaq gati për të nisur një jetë të re. Ato do të më mungojnë, por kjo është koha e përshtatshme për t’i prerë.

Në marrjen e këtij vendimi e mbështetën familja dhe miqtë e saj. Ndërkohë ajo ia besoi prerjen e thonjve Dr. Allison Readinger të klinikës dermatologjike “Trinity Vista” në Texas.

Edhe pse Ayanna i dha fund këtij kapitulli të gjatë, rikujtojmë se Lee Redmond vazhdon të mbajë rekordin e thonjve më të gjatë për meshkuj, me gjatësi 8.65 m, të cilët i rrit që prej vitit 1979.